Home » ATA QË FALËN TOKË KOSOVE,BËNË ZAJEDNICËN DHE MIRATUAN EKSTRATERRITORIALITETIN PËR MANASTIRET, SOT SHESIN PATRIOTIZËM ,POR POPULLI NUK I HARRON

ATA QË FALËN TOKË KOSOVE,BËNË ZAJEDNICËN DHE MIRATUAN EKSTRATERRITORIALITETIN PËR MANASTIRET, SOT SHESIN PATRIOTIZËM ,POR POPULLI NUK I HARRON

nga World Ks

Nga Halil Geci

Pas dekadash pushtimi, gjak, burgime e dëbime, erdhi dita e shumëpritur e çlirimit. Por ajo çka duhej të ishte agimi i një epoke të re, u shndërrua në një zhgënjim të hidhur. Ata që përfaqësonin popullin në ditët më vendimtare të shtetformimit, nuk u treguan rojtarë të denjë të tokës që u vadit me gjakun e këti populli ,por u kthyen në tregtarë të interesit të gjepave të tyre me një fjalë u shitën .

Pas çlirimit, në vend që të ndërtohej shteti mbi themelet e drejtësisë dhe të së vërtetës, u ndërtua mbi marrëveshje të fshehta, mbi pazare politike, mbi falje të territoreve me një lehtësi tronditëse. Toka e Kosovës iu dhurua Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut, jo pas një procesi gjithëpërfshirës e të ndershëm, por përmes një heshtjeje kriminale, që sot asnjëra palë nuk e pranon, por as nuk e ndreq.

Ata që nënshkruan, heshtën, ata që pranuan dhe që udhëhoqën këto procese, sot janë ndër individët më të pasur në Kosovë.

Jetojnë në vila, udhëtojnë me makina luksoze dhe flasin për patriotizëm nga ekranet e televizioneve apo nga podiumet politike. Por populli nuk harron. Ai i njeh mirë ata që për pushtet e shitën tokën e vendit dhe sot, për të mbuluar tradhtinë e tyre, e shajnë dhe e fajësojnë Albin Kurtin,pa qenë ai pjesë e atyre pazareve të turpshme.

“Kjo që po them, nuk është e re për popullin ,ai e di shumë mirë. Prandaj ju ka ndëshkuar me votë, dhe do t’ju ndëshkojë sërish!”

Ironia është e trishtë: të njëjtit që dje ishin protagonistët e pazareve më të errëta të pasluftës, sot kanë guximin të thërrasin për bojkot, të paralizojnë institucionet, dhe të vetëshpallen mbrojtës të interesit kombëtar. Ata që falën tokën, sot “pirdhin patriotizëm”, duke abuzuar me ndjenjat e një populli që ende mban plagët e luftës.

Populli i Kosovës është i duruar, por jo i verbër. Mund të mashtrohet për një kohë, por e vërteta gjithmonë gjen rrugë.

Nuk do të jetë larg dita kur historia do të nxjerrë në dritë çdo marrëveshje të errët, çdo kompromis të turpshëm dhe çdo mashtrim të maskuar si patriotizëm.

E atëherë, ata që sot mburren me pasuritë e fituara mbi shpinën e vendit, do të përballen me gjykimin më të rëndë ,gjykimin e brezave që do të kërkojnë llogari.

Dhe atë ditë, pendesa nuk do të mjaftojë.

Nga Halil Geci 22 07 2025 Prishtinë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment