Home » Ariel Bella : Edhe kjo ditë më la menduar,

Ariel Bella : Edhe kjo ditë më la menduar,

nga World Ks

Edhe kjo ditë më la menduar,

mes hapave të mi dhe kohës që ikën.

Sa shpejt kalon jeta nëpër duar,

ku ishim dje, ku jemi sot.

.

Me heshtjen time përqafuar,

në shpirt më fle një mall i ngrohtë.

Rrugën e gjatë që pas e lashë,

si dritë e hije, më ndjek në kujtime.

.

Edhe kjo ditë, mbështjellë

me rrezet e diellit dhe heshtjen e mbrëmjes,

më thotë lamtumirë.

.

Si peng i mbetur brenda vetes,

përqafoj natën,

dhe pres të nesërmen të vijë,

me hap të lehtë dhe frymë të butë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment