Home » Albin Kurti takime me senatorë dhe kongresmenë Amerikanë

Albin Kurti takime me senatorë dhe kongresmenë Amerikanë

nga World Ks

Pavarësisht propagandës së opozitës dhe disa mediave në Kosovë se Albin Kurti nuk pritet nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri në detyrë ka udhëtuar sot drejt New York-ut, ku do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë shtetesh e qeverish. Në fokus të agjendës janë thellimi i marrëdhënieve me partnerët strategjikë, avancimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe paraqitja e mundësive për investime të huaja në vend.

Ky udhëtim vjen në një moment kur kundërshtarët politikë të Kurtit pretendojnë për izolim diplomatik, ndërkohë që agjenda e New York-ut tregon të kundërtën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment