Home » Albin Kurti rritja prej 386% e eksportit, apo gati pesëfishimi i eksportit të shërbimeve të TIK-ut në katër vitet e fundit

Albin Kurti rritja prej 386% e eksportit, apo gati pesëfishimi i eksportit të shërbimeve të TIK-ut në katër vitet e fundit

nga World Ks

Rritja prej 386% e eksportit, apo gati pesëfishimi i eksportit të shërbimeve të TIK-ut në katër vitet e fundit, tregon se sektori i teknologjisë është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit dhe, njëherësh, tregues për potencialin për t’u shndërruar në motor kyç të rritjes së mëtutjeshme.

Sektori i TIK-ut, së bashku me shërbimet profesionale dhe mbështetëse, kontribuon me 6% në Bruto Produktin Vendor të vendit. Hulumtimet në vazhdimësi tregojnë se punësimi në teknologji ka efekt multiplikues, duke nxitur krijimin e vendeve të reja të punës edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Andaj, mbështetja ndaj këtij sektori mbetet prioritet i qartë i Qeverisë sonë edhe në mandatin e ardhshëm, veçanërisht përmes Fondit të Inovacionit, si dhe Kullës TIK (ICT Tower).

Në vizitën e sotme në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) u njoftuam me Pasqyrën e Ekonomisë Digjitale nga Data4X.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment