Home » Albin Kurti: Dua fitore me shumë se bindëse, nuk mjafton veq te dalësh i pari!

Albin Kurti: Dua fitore me shumë se bindëse, nuk mjafton veq te dalësh i pari!

nga World Ks

Albin Kurti kërkon të fitojë “më shumë se bindshëm”: U pa se si VV nuk mjafton të dalësh i pari!

Kryeministri në detyrë, dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, gjatë hapjes së fushatës për balotazhin e 9 nëntorit, ka thënë i duhet fitore më shumë se bindëse.

Kurti tha se u pa se si VV nuk është e mjaftueshme të dalësh i pari.

“Në këto 8 ditë, ua thoni të gjithëve se këto zgjedhje komunale janë po aq të rëndësishme sa ato parlamentare.

‘’Ju po e shihni se sa përpjekje po bëhen për të ia ndalur Kosovës ngritjen e rritjen. U pa se si VV nuk mjafton të fitosh për pak, e as vetëm të dalësh i pari, duhet të fitosh edhe më shumë se bindshëm, sepse kjo është e vetmja mënyrë që ta çojmë përpara agjendën tonë zhvillimore, progresiste e shoqërore, shtetërore, e kombëtare’’, ka deklaruar ai.

Kurti u deklarua edhe për zgjedhjet parlamentare, drejt të cilave tha ai se vendi po shkon, dhe se zgjedhjet lokale janë ato që do të ndikojnë edhe në ‘’fatin’’ e zgjedhje të përgjithshme.

‘’Duket se po shkojmë edhe drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por këto zgjedhje lokale janë ndikuese edhe për fatin e zgjedhjeve të përgjithshme, kështu që mos e lini për pak, dilni e mbështesni kandidatët tanë sepse kjo na jep energji që të fitojmë edhe më shumë edhe më fortë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare’’, tha Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment