Home » Albena Reshitaj i uron popullit shqipëtar 28 Nentorin diten e Flamurit

Albena Reshitaj i uron popullit shqipëtar 28 Nentorin diten e Flamurit

nga World Ks

Të dashur bashkëkombas, kudo që jeni,

Sot, nga zemra ime që rreh me të njëjtin ritëm me tuajën, me gjithë shpirti e përplot emocion, ju uroj Gëzuar Ditën e Flamurit!

Çdo valvitje e çdo rrahje e këtij flamuri të kuq në qiell prek zemrat tona, kujton sakrificat, krenarinë dhe shpresën e pashuar ndër shekuj të shqiptarëve.

28 Nëntori është kujtesa jonë e përbashkët, simboli i lirisë dhe sakrificës. Nga Kruja te Vlora, nga Prekazi te UÇK-ja, historia jonë është shkruar me guxim, me dhimbje dhe krenari.

Andaj sot e mot, le të qëndrojmë të bashkuar, sepse zemrat që rrinë bashkë nuk ndahen kurrë.

Rreth një kombi, një historie, një flamuri dhe një ëndërre që jeton e gjallë në çdo zemër shqiptari .

Me besën e Zotit dhe punën tonë të pandalshme, do ta çojmë kombin tonë përpara, të lirë, të bashkuar , të respektuar dhe krenar ndër kombet e botës.

Zoti e bekoftë përjetë kombin shqiptar.

Gëzuar!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment