Home » Ajo heshti,kur bota u trazua.

Ajo heshti,kur bota u trazua.

nga World Ks

Ajo

Ajo heshti,

kur bota u trazua.

Në shpirtin e saj,

mijëra bomba kishin plasur.

Askush s’i shëroi plagët e saj.

Ajo, prapë heshti.

Vazhdoi t’i mjekonte plagët e hapura.

Vetminë, muret e hekurt përballë,

kurrë nuk u ndal —

as atëherë kur zemra i shpërtheu nga dhimbjet.

Heshti,

dhe u lut për atë.

Ajo ka qarë me dënesë,

askush s’i dëgjoi ulërimat.

E dëgjuan vetëm kur edhe shpirti e braktisi.

Të gjithë erdhën në funeralin e saj.

Ajo — nuk pa askënd.

Të gjithë vajtuan,

e deshën në ato momente të fundit.

Ajo — nuk i pa, nuk i dëgjoi.

Shpirtin Zotit ia dhuroi… ajo.

Dalinë Arifi

Tetor 2025

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment