Home » Ndarjet dhe divorcet nuk janë dështim!

Ndarjet dhe divorcet nuk janë dështim!

nga World Ks

Shkruan: Dalinë Arifi

Një ditë martohemi. Krijojmë një familje, jemi të lumtur për disa vite dhe, papritur, gjithçka ndryshon. Pa e kuptuar, dashuria mbaron.

Pastaj njerëzit përshpërisin, gjykojnë dhe në fund dënojnë:

“Dështuan në martesën e tyre.”

Por kjo nuk është e vërtetë.

Të dështosh është të luash rolin e “familjes së lumtur”.

Të dështosh është të gënjesh partnerin dhe fëmijën tënd.

Të dështosh është të qëndrosh për komoditet.

Të dështosh do të thotë të përdorësh partnerin dhe fëmijët.

Të dështosh është të jetosh një jetë të zymtë.

Të dështosh do të thotë të mos kthehesh i/e lumtur në shtëpinë tënde çdo natë.

Të dështosh është të lypësh dashurinë e dikujt që nuk të do më.

Të dështosh është të hiqesh sikur dashuron.

Të dështosh është të qëndrosh nga frika e të qenit vetëm.

Të dështosh do të thotë të qëndrosh nga frika e “fjalëve të botës”.

Të dështosh do të thotë të mos luftosh për të qenë i/e lumtur, të mos besosh më në dashuri.

Respekt për të gjithë ata që nuk pranuan të jetojnë në dështim.

Një duartrokitje për të gjithë ata që janë ende të lumtur dhe të dashuruar pas shumë vitesh.

Lufto për martesën tënde.

Por, kur nuk ka më motiv për të luftuar, lufto për lumturinë tënde.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment