Home » Turp i madh për mediat që hapin dyert për pseudohistorianë, të cilët guxojnë të mohojnë figurën legjendare të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut!

Turp i madh për mediat që hapin dyert për pseudohistorianë, të cilët guxojnë të mohojnë figurën legjendare të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut!

nga World Ks

Shkruan : Adifete Shiti

Si mund të thuash se Skënderbeu s’ka qenë luftëtar, por vetëm diplomat? Ky është fyerje e rëndë ndaj gjakut të derdhur, ndaj sakrificës së një kombi të tërë, ndaj historisë që e njeh e gjithë bota.

Skënderbeu nuk është thjesht figurë shqiptare, por simbol i qëndresës europiane kundër perandorisë osmane. Për të flasin arkivat e huaja, kronikat e kohës, për të shkruajnë studiuesit më të mëdhenj të botës ndërsa këtu, në trojet e tij, dalin disa të vetëquajtur “historianë” që e mohojnë.

Çfarë “historiani” je ti, kur baltos figurën që ruajti gjallë identitetin shqiptar? Me ç’të drejtë flet kundër heroit të një kombi?

Fatkeqësisht, institucionet tona janë të shurdhëra e të verbra. Nëse do të ishim shtet serioz, këto shpifje do të kishin pasoja ligjore. Sepse kush fyen Skënderbeun, fyen kombin. Dhe kush mohon historinë tonë, mohon ekzistencën tonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment