26 korriku, Dita Përkujtimore e Policëve të Kosovës të Rënë në Detyrë. 24 policët e Kosovës, nga Lazim Rexhepi në vitin 2001 deri te Muhamed Lika në vitin 2025, që ia kushtuan jetën e tyre shërbimit ndaj vendit dhe qytetarëve tanë dhe u sakrifikuan në mbrojtje të Republikës sonë, të paqes e sigurisë, meritojnë gjithë respektin tonë dhe duhet t’i përkujtojmë vazhdimisht.
Këtë ditë veçanërisht kujtojmë dy Heronjtë e Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, profesionalizmi dhe heroizmi i të cilëve është përkthyer në vendosmëri dhe përgjegjësi për të gjithë dhe secilin prej nesh. I nderojmë duke i vizituar aty ku ata pushojnë përjetësisht, i lartësojmë duke punuar çdo ditë për zhvillim të vendit, mirëqenie të qytetarëve dhe siguri të Republikës.
E sot në 14-vjetorin e rënies heroike të Enver Zymerit, mbi 300 pjesëmarrës do të bëjnë ecje në shtigje të gjata, çiklizëm e motoçiklizëm, e deri te kajakim në liqenin e Ujmanit.
Lavdi veprës së Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë!








