32 familje në dy ndërtesa të banimit social në Desi dhe Shipol të Mitrovicës tash e tutje do të kenë kushte më të mira të banimit e jetesës, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt një shteti që kujdeset për qytetarët, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje dhe përkrahje.
Pjesë e programit që mbështetet nga Bashkimi Evropian në masë prej 90% dhe zbatohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë janë gjithsej 28 ndërtesa sociale, ku banojnë 889 familje. Krahas këtyre dy në Mitrovicë, para dy javësh përuruam katër sosh në Prishtinë. Politika të mirëfillta dhe të duhura, punë e përditshme dhe konkrete, për përmirësimin e jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve.
Falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen financiare, Ministrinë e Ekonomisë për hartimin e programit, Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për zbatimin e tij dhe Komunën e Mitrovicës së jugut për bashkëpunimin.






