Home » Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi priti në zyren tijë Drejtorin e Bankës Evropjane për rindërtim dhe zhvillim zotin Sergiy Maslichenko

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi priti në zyren tijë Drejtorin e Bankës Evropjane për rindërtim dhe zhvillim zotin Sergiy Maslichenko

nga World Ks

Kryetari i Komunes së Podujevës Shpejtim Bulliqi priti në takim Drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), z. Sergiy Maslichenko, me të cilin diskutuan disa projekte kyçe për zhvillimin e Podujevës, që tejkalojnë kapacitetet e buxhetit komunal, por janë thelbësore për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Diskutuan për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, që do të ndikojë në mjedisin dhe menaxhimin e ujërave, si dhe për krijimin e ngrohtores së qytetit, që do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme për qytetarët. Po ashtu, folën për investimet në energji efiçiente dhe përmirësimin e transportit publik, projekte që synojnë reduktimin e kostove dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kryetari Bulliqi falenderoi z. Maslichenko për vizitën dhe mbështetjen e ofruar, duke theksuar se ky bashkëpunim është i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të Podujevës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment